Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO) ka lënë në burg ish kryebashkiakun Vangjush Dako, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Ish-numri një i qytetit të Durrësit ka qenë i pranishëm sot në sallën e gjyqit, ku ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave. Ai ka pretenduar se ka zbatuar ligjin dhe se ka firmosur mbi akte të përgatitura nga specialistët. Përmes avokatit, Dako ka kërkuar masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata. (A2 Televizion)
GJKKO lë në burg Vangjush Dakon
