Tentoi të vrasë fqinjin me kosore për motive pronësie, arrestohet 62-vjeçari në Peqin

Nga A2 CNN
17 Tetor 2026, 12:45 | Kronikë

Tentoi të vrasë fqinjin me kosore për motive pronësie,

Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Peqin, pasi dyshohet se tentoi të vriste me kosore fqinjin e tij, për motive pronësie.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kodras, ku shtetasi I. H. dyshohet se goditi me kosore 52-vjeçarin A. D.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia Peqin

Tentoi të vriste fqinjin me kosore, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kodras një shtetas ishte goditur me kosore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin I. H., 62 vjeç, banues në fshatin Kodras, Peqin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 62 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 62-vjeçari ka tentuar të vrasë me kosore fqinjin e tij, shtetasin A. D., 52 vjeç, për motive pronësie.

52-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos