Edlira Gjoni thotë se partitë opozitare nuk mund të quhen të bashkuara në kauzën e tyre kundër qeverisë. Sipas saj, opozita nuk i përgjigjet nevojave që mund të ketë publiku. “Opozita që është në Shqipëri është një opozitë e shkatërruar, e qepur, e arnuar në të gjithë krahët. Përfaqësuese e brezave të ndryshëm, interesave të ndryshëm dhe njerëzve të ndryshëm pas secilës figurë individuale që ka”, tha Gjoni në Ditarin e A2 CNN. “Në këtë kuptim unë e shikoj opozitën e bashkuar, si një problem të bashkuar më tepër sesa një zgjidhje që i ofrohet Shqipërisë. Pse e them këtë? E them sepse është e mbushur opozita dhe krerët e saj me njerëz që janë non grata, ose që presin të shpallen non grata, të akuzuar në mënyrë të vazhdueshme dhe që kanë shumë vite në politikën shqiptare. Aq gjatë sa kanë ata në politikë, po aq kemi edhe ne që presim që diçka të ndryshojë”. (A2 Televizion)
Gjoni: Opozita, e arnuar nga të gjithë krahët, me non grata ose që presin të shpallen non grata
