Një gjykatë në Turqi ka anuluar statusin e muzeut për Hagia Sofian në Stamboll, një monument kulture i famshëm në të gjithë botën, duke hapur dritën jeshile për kthimin e saj në xhami.
Objekti i kultit 1500-vjeçar, i themeluar fillimisht si katedrale e krishterë, u kthye më pas në xhami nga osmanët, pas pushtimit të Kostandinopojës nga Sulltan Mehmeti II. Në vitin 1934, Hagia Sofia u shndërrua më pas në muze.
Si vend i konsideruar pjesë e trashëgimisë botërore, i mbrojtur nga UNESCO, kjo e fundit i bëri thirrje Turqisë të mos e ndryshonte statusin e saj pa e diskutuar më parë. Por presidenti Recep Tayyip Erdogan ishte ai që kërkoi kthimin e saj në xhami, pas thirrjeve të grupimeve myslimane në vend, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës. (A2 Televizion)