Momenti i frikshëm para syve të Princit Charles

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 22:48 | Bota
Momenti i frikshëm para syve të Princit Charles

Mediat britanike kanë publikuar pamjet e një incidenti gjatë vizitës së Princit Charles në ambientet e një supermarket në Britani.

Princi i Uellsit dhe Dukesha vizituan zyrat qendrore të një rrjetit të njohur supermarketesh në Bristol, kur njërit prej punonjësve i ra të fikët dhe u përplas në tokë si pasojë e emocioneve që po përballej me madhërinë e tij.

Punonjësi i moshuar fatmirësisht nuk pësoi dëmtime të mëdha, por rënia e tij shqetësoi pa masë Princin i cili i qëndroi pranë deri sa u sigurua që nuk ka problem për shëndetin.

Princi Charles dhe bashkëshortja e tij kishin shkuar në ambientet e ASDA për të falenderuar punonjësit për angazhimin e tyre për të shpërndarë ushqime gjatë periudhës më të rrezikshme të pandemisë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=D-OFFJweN0w

A2 CNN Livestream

Latest Videos