Goditja nga Covid-19, Sejko: Ringritja e ngadaltë, ekonomia i kthehet rritjes në 2021

Nga A2 CNN
5 Gusht 2020, 19:26 | Ekonomi
Goditja nga Covid-19, Sejko: Ringritja e ngadaltë, ekonomia i kthehet

Pandemia Covid-19 ka goditur rëndë ekonominë shqiptare, duke ngadalësuar aktivitetin ekonomik në të gjithë sektorët. 

Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pasiguritë për të ardhmen pritet të shoqërohen me një tkurrje të ndjeshme të konsumit dhe investimeve private në vend. 

Rikuperimi i ekonomisë vlerëson Sejko do të jetë i ngadaltë dhe rritja pritet të kapë sërish ritmin gjatë vitit të ardhshëm. 

Sipas Guvernatorit Sejko zgjatja në kohë e pandemisë dhe një riprezantim i masave për distancim social për mospërhapjen e virusit do të kërkonin një lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare si një përgjigje për menaxhimin e situatës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos