Disfatë për Donald Trump, demokratët marrin kontrollin e Kongresit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2026, 06:13 | Bota

Disfatë për Donald Trump, demokratët marrin kontrollin e

Partia Demokratike ka siguruar shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, sipas projeksioneve të CNN. Rezultati përbën një goditje të fortë për Donald Trump, i cili për dy vite ka pasur mbështetjen e plotë të Kongresit, shkruan A2. Inflacioni, tarifat tregtare dhe lufta me Iranin konsiderohen ndër faktorët kryesorë të humbjes së republikanëve.

Demokratët kanë shënuar një fitore historike në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, sipas projeksioneve të CNN.

Rezultati përbën një goditje të rëndë politike për presidentin Donald Trump, i cili për dy vitet e fundit ka ushtruar pushtetin me mbështetjen e një Kongresi të kontrolluar nga republikanët.

Demokratët arritën të fitojnë edhe në bastione tradicionale republikane, duke përmbysur rezultatet në shtete që Trump i kishte fituar me diferenca të konsiderueshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Mes fitoreve më të rëndësishme janë ato në Teksas, Karolinën e Jugut dhe Kansas, ku demokratët arritën të sigurojnë mandate në Senat, pavarësisht se këto shtete kishin votuar masivisht për Trump dy vite më parë.

Në Teksas, demokratët arritën një fitore historike, duke siguruar një mandat në Senat për herë të parë pas disa dekadash. Edhe në Kansas, ku demokratët nuk kishin fituar një garë për Senatin që prej vitit 1932, rezultati shënon një ndryshim të rëndësishëm politik.

Sipas CNN, demokratët përfituan nga pakënaqësia e votuesve ndaj administratës Trump, e cila është përballur me kritika për rritjen e kostos së jetesës, tarifat tregtare, luftën me Iranin dhe shqetësimet për sjelljen e presidentit dhe përfitimet e tij personale.

Ndryshimi i kontrollit të Kongresit do t'u japë demokratëve mundësi të kufizojnë politikat e administratës Trump dhe të ushtrojnë mbikëqyrje më të fortë ndaj Shtëpisë së Bardhë gjatë dy viteve të mbetura të mandatit presidencial.

Hakeem Jeffries pritet të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve, duke u bërë afrohet historisë si afrikano-amerikani i parë në këtë post.

Trump deklaroi se është i gatshëm të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë për New York Times se do ta bëjë këtë pa kundërshtime.

Fitorja e demokratëve në të dy dhomat e Kongresit shënon një nga ndryshimet më të rëndësishme politike në zgjedhjet e mesmandatit në dekadat e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos