Qeveria shqiptare ka miratuar paketën për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ndërkohë, njësitë hoteliere po përshtaten për procesin e riatdhesimit, dhe bëhet e ditur se nesër nis procesi i dezinfektimit të këtyre ambienteve nga strukturat shtetërore.
Bëhet fjalë për hotele në zonën e Durrësit dhe Golemit, pothuajse të njëjtat subjekte që shërbyen për akomodimin e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. (A2 Televizion)