Gjykata e Posaçme dha një total prej 122 vitesh burg për 7 persona të akuzuar për mega grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit në prill 2019. Dënimi më i ashpër i të pandehurve të fajësuar për "vjedhje me armë" e "grup kriminal" u dha për Klement Çalën, ndërsa të gjithë duhet ta vuajnë në një burg të sigurisë së lartë. I akuzuar për ngjarjen është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, gjykimi për të cilin është veçuar. (A2 Televizion)
Grabitja e miliona eurove në Rinas, Gjykata e Posaçme jep 122 vite burg për 7 të akuzuarit
