Grabitja në Rinas, konfirmohet identiteti i viktimës

Nga A2 CNN
10 Prill 2019, 11:02 | Kronikë

Familjarët e Admir Muratajt kanë konfirmuar se është Admir Murataj personi i vrarë një ditë më parë në përplasjen me policinë pas grabitjes brenda Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Vëllai i Admir Muratajt ka konfirmuar për A2 CNN se bëhet fjalë për Admirin, ndërsa bashkëshortja e tij, gjithashtu e pranishme në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka dalë në lot nga godina pasi ka bërë identifikimin e bashkëshortit të saj. Edhe Instituti i Mjekësisë ligjore ka konfirmuar

https://a2news.com/video/vellai-i-admir-muratajt-na-erdhi-si-bombe/

Ndërkohë, kontrolle të shumta po ushtrohen në zonën e Tapizës por edhe në Fushë-Kuqe, ku po përdoret edhe helikopteri i Policisë pasi dyshohet që disa prej grabitësve të tjerë fshihen në atë zonë. Kjo, për shkak se mbrëmjen e djeshme është gjetur edhe një tjetër makinë në zonë, që mendohet të jetë përdorur nga autorët e grabitjes. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/04/10/brecani-ngjarja-e-rinasit-deshtimi-i-radhes-u-vu-ne-rrezik-siguria-kombetare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos