Hamburgeri me mish gomari, ushqimi i ri i kinez që kërkon të “pushtojë” Perëndimin

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2019, 13:48 | Lifestyle

Ushqimi tradicional kinez është mjaft i pëlqyer në të gjithë botën. Por së fundmi, pronarët e restoranteve kinezë po shpresojnë të rifitojnë zemrat e klientëve në Perëndim me një pjatë të re në meny: hamburger me mish gomari.

Në Pekin dhe veriun e Kinës, mishi i gomarit është mjaft popullor. “Në parajsë ka mish dragoi, në tokë ka mish gomari”, thotë Wang Li Min, një qytetar i thjeshtë që shijon thuajse përditë këtë ushqim. Sipas atyre që e kanë provuar, mishi i gomarit është tepër i shijshëm, dhe ngjan me më shumë me biftekun e viçit se sa me mishin e pulës apo të derrit.

Megjithatë, sipas Sun Yu Jiang, profesor në Universitetin Bujqësor të Qingdaos, mishi i gomarit nuk është i përhapur në të gjithë vendin. “Shumica e njerëzve në Kinë konsumojnë mis derri, pule, lope ose dele”, thotë ai për CNN.

Megjithatë, Zhang Haitao, zyrtar nga provinca veriore Hebei, thotë se industria e mishit të gomarit ka arritur të gjenerojë 8 miliardë yuan në vit, ose rreth 1,1 miliardë dollarë. “Nëse tregu përhapet në të gjithë botën, atëherë në të ardhmen kjo shifër mund të shkojë 100 miliardë yuan (14 miliardë dollarë)”, thotë ai.

Sipas kinezëve hamburgeri i gomarit nisi të përdorej fillimisht në vitet 1700 gjatë sundimit të dinastisë Qing, kur Perandor ishte Qianlong. Gjatë një udhëtimi ai ndaloi në një han. Kur kërkoi për të ngrënë kuzhinieret kishin përgatitur pite dhe rastësisht atë natë kishin vrarë një gomar, mishin e të cilit e zien dhe ia shërbyen Perandorit. Ai mbeti aq i mahnitur sa që e mori recetën me vete në pallatin perandorak në Pekin, prej nga u shpërnda më pas në të gjithë krahinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos