Haverhill në mision, kur rrugët e qytetit mbushen me ngjyrat e tablove

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 11:21 | Lifestyle
Haverhill në mision, kur rrugët e qytetit mbushen me ngjyrat e tablove

Imagjinoni një qytet i cili prej thuajse një viti vuan mungesën e jetës artistike, gjallërinë e bizneseve apo parqet e mbushura me fëmijë.

Gjithçka dukej e zymtë në rrugët e Haverhill deri këtë fundmarsi, kur këshilli i qytetit, me në krye Sara Marsh vendosi t’u bënte thirrje qytetarëve të vet, të jepnin hua veprat e tyre të artit për t’i ekspozuar në qytet, në vitrinat e dyqaneve ku mungesa e aktivitetit është një pamje jo pozitive për banorë që kalojnë çdo ditë përkrah këtyre vitrinave të varfra.

‘‘Një vend më i këndshëm për të jetuar, punuar dhe vizituar’’, kjo ishte thirrja e Sara Marsh, një thirrje që persona mes moshës 87 dhe 97 vjeç iu përgjigjën masivisht.

Ato kanë dërguar në këshillin e qytetit veprat e tyre kryeshit piktura dhe skultpura për të gjallëruar sadopak jetën e banorëve. Dhe rezultati është fantastik, pasi ekipi mori shumë më tepër vepra arti nga sa kishin parashikuar, ndërsa qyteti është mbushur me ngjyra dhe jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos