HEC-et në Ulëz dhe Shkopet, punëtorët e larguar protestojnë ndaj koncesionarit

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 16:23 | Aktualitet
HEC-et në Ulëz dhe Shkopet, punëtorët e larguar

Federata e Sindikatave Shqiptare iu bashkua sot protestave të disa punëtorëve që protestuan pranë HEC të Ulzës për disa shkarkime nga puna, që ato cilësojnë si arbitrare, nga ana e koncesionarit.

Sipas tyre, kompania turke “Kurum” i ka premtuar zbatimin e kodit të punës, ndërkohë që janë shkëputur marrëdhëniet e punës me disa specialistë lokalë, nga Ulza dhe Skopeti, ardhurat e të cilëve prej vitesh varen pikërisht nga kjo kompani e prodhimit të energjisë elektrike.

Protestuesit shprehen të vendosur për vijueshmërinë e protestës deri në grevë urie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos