All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Lamtumirë usta!”... Politika, mesazhe ngushëllimi për Pirro Manin

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 15:59 | Aktualitet
“Lamtumirë usta!”... Politika, mesazhe ngushëllimi
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama postoi një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të Pirro Manit. “Ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes”, shkroi Rama.

Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, iu bashkua mesazheve të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të artistit të madh. “Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.

All - Paragraf - 3

E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit. Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.

U prehtë në paqe!”, shkroi Basha. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos