
Sukses për përfaqësuesen shqiptare e futbollit të sallave, në raundin para-eliminator të Botërorit 2020 në Lituani. Pas fitores në debutim ndaj San Marinos, skuadra e trajnerit Resuli mposhti 5-3 Greqinë dhe siguroi kalimin në turin e dytë kualifikues.
Një triumf i merituar ai i skuadrës kuqezi, që dominoi në lojë përballë rivalëve. Shqipëria festoi me të drejtë, pavarësisht se mbetet për t’u luajtur ndeshja e fundit, më 3 shkurt përballë ekipit vendas të Maqedonisë. (A2 Televizion)