“Historia e Artit Shqiptar”, në këndvështrimin e Ermir Hoxhës

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 16:56 | Aktualitet

Me të mbërritur në Tiranë, pas studimeve në Itali, Ermir Hoxha, tanimë pedagog në Universitetin e Arteve, pati një mision. Doktoraturën do t’ia dedikonte veprave shqiptare. Sot, pas dhjetë vitesh ai ka mundur t’i jap dritë studimit të tij, një libri që pa diskutim është një histori e artit që i duhet jo vetëm studentëve, por edhe një lexuesi të thjeshtë që do të njohë më të mirët e artit vizual nga viti 1858 e deri në vitin 2000. “Qëllimi im kryesor ishte krijimi i një historie arti, qoftë për studentet qoftë për periodizimin të artit shqiptar. Objektivi ishte thellimi në artin modern pas viteve ’90, por fillova nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, si çdo studiues tjetër qepër te kuptuar te tashmen duhet te studioje te shkuarën”, thotë Hoxha. Ai vazhdon të jetë në kërkim të imazheve, pikturave dhe skulpturave për të vijuar këtë histori arti shqiptar të cilit duket se do t’i dedikojë jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos