
Një aksident rrugor është raportuar mesditën e sotme në fshatin Aliko të Vlorës. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar një person i rritur dhe një fëmijë i mitur.
Sipas raportimit të A2 CNN, të dy të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Të dëmtuarve iu është ofruar ndihmën e parë deri në marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. (A2 Televizion)