Hotelet na krijojnë mundësinë që herë pas here të largohemi nga përditshmëria drejt diçkaje më emocionuese, për t'u mbështjellë në dramën dhe historinë e njerëzve apo ngjarjeve nga e kaluara.
Ndërsa shumë hotele kanë histori të larmishme pas çdo dere, janë disa në mbarë botën që dallohen për faktin se në ambientet e tyre mund të kenë ndodhur skena të rëndësishme, skandaloze apo edhe tragjike. Tashmë pikërisht këto skena janë bërë pjesë kryesore e ofertës së tyre.
Në foto-galerinë më sipër ju sjellim disa shembuj nga më të njohurit.
Hotel Chelsea, Nju Jork: Hoteli legjendar i Manhatanit, Chelsea, u rihap në fillim të këtij viti pas një rinovimi masiv që e ka “ringjallur” godinën 134-vjeçare, duke mos humbur asgjë nga shpirti i saj bohem. Në këtë hotel kanë qëndruar personazhe si Mark Tëain, Jackson Pollock, Arthur Miller, Bob Dylan dhe Madonna. Thuhet së në Dhomën 100, ku u godit me thikë skenistja e punk Nancy Spungen, me të dashurin e saj Sid Vicious të akuzuar më vonë për vrasje.Hotel Europa, Belfast, Irlanda e Veriut:Ky i mbijetuar i guximshëm njihet si hoteli më i bombarduar në botë. Ai u hap në kulmin e konfliktit 30-vjeçar të njohur si “Telashet”, gjatë të cilit shumë nga hotelet e Irlandës së Veriut u bombarduan ose u detyruan të mbylleshin dhe u shënjestrua 33 herë midis 1970 dhe 1994. Presidenti i atëhershëm i SHBA Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary zgjodhën Europa si baz gjatë vizitave të viteve 1990 për të inkurajuar procesin e paqes dhe suita që ata përdorën tani mban emrin e tyre.Ritz Paris, France:Princesha Diana konsumoi vaktin e saj të fundit në Suitën Imperial. Shkrimtari Marsel Proust shkroi pjesë të veprës së tij epike "Kujtimi i gjërave të kaluara". Mbreti Eduard VII thuhet se është futur në një vaskë shumë të vogël me të dashurin e tij. Dhe kur Parisi u pushtua nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ky hotel u mor nga anëtarë të rangut të lartë të partisë naziste, duke përfshirë komandantin e dytë të Hitlerit, Hermann Goering.Hotel Watergate, Uashington DC: Dhoma 214 e Hotelit Watergate, e cila tani njihet si Dhoma e Skandalit, është vendi ku në qershor 1972 orkestruesit Watergate mbajtën lidhje me radio me hajdutët në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratik përgjatë rrugës. Dhoma u rindërtua në vitin 2017 dizajnuesi i kostumeve Lyn Paolo dhe tani është “homazh” elegant për vitet 1970 dhe shqetësimin më të madh politik të Amerikës.Villa Casa Casuarina, Miami Beach, Florida: Në këtë hotel ku nata kushton 1000 dollarë ishte, deri në vitin 1997, shtëpia e stilistit Gianni Versace, i cili u qëllua për vdekje në shkallët e përparme nga vrasësi Andrew Cunanan. Klientët tani mund të flenë në dhomën e gjumit të Gianni-t, ose në dhomën e gjumit që i përkiste motrës së tij Donatella. Po ashtu, mund të gjeni edhe suitën që përdori Madonna kur erdhi për ta vizituar.Hotel & Resort Saint Georges, Bejrut,Liban: Edhe pse mund të duket e habitshme sot, në vitet 1950 dhe 1960 Bejruti ishte një shesh lojërash për jet set ndërkombëtar. Saint George ishte klubi i parë i plazhit që u hap në bregdetin e Bejrutit në vitet 1930 dhe Brigitte Bardot, Peter O'Toole dhe Omar Sharif ishin ndër emrat e superyjeve që u shoqëruan në këtë pikë të nxehtë të Lindjes së Mesme.Për fat të keq, hoteli u shkatërrua gjatë luftës civile të viteve 1975-1990 dhe një mosmarrëveshje e gjatë ligjore me gjigantin e zhvillimit dhe ndërtimit të mbështetur nga qeveria Solidere ka bërë që tentativat për rindërtim të mbesin në vend.El Cortez Hotel & Casino, Las Vegas, Nevada: Dikur në pronësi të mafiozit Bugsy Siegel, El Cortez së fundmi iu nënshtrua një rinovimi prej 28 milionë dollarësh, duke përfshirë rinovimin e 47 dhomave origjinale të hotelit në lavdinë e tyre të mesit të shekullit. Manjati i kazinosë Gaughan jetoi atje në vitet 1980 dhe sot ka 2700 metra katrorë tapiceri rozë pastel, pajisje bronzi dhe jastëkë të mëdhenj prej kadifeje.Casa Malca, Tulum, Meksikë: Casa Malca është një hotel elegant në qytetin bregdetar të Karaibeve, Tulum, i mbushur me vepra arti bashkëkohore nga koleksioni personal i pronarit Lio Malca. Besohet ka qenë streha bregdetare e “zotit të drogës” Pablo Escobar, e braktisur pas vdekjes së tij në 1993.Hotel Belmond Cadogan,Londër: Ky është hoteli ku dramaturgu irlandez Oscar Wilde u arrestua me akuzat për sodomi dhe paturpësi të madhe, duke e çuar më vonë në gjyq dhe burgim të tij.Adresa e tij e fundit, në mërgim, ishte në butikun tashmë elegant L'Hôtel në lagjen e Parisit Saint-Germain-des-Pres; Një histori e rrëfyer shpesh thotë se ai në fund të ditëve të tij është shprehur se “vdiq sipas kushteve të tij.”Hôtel des Mille Collines, Kigali, Rwanda:Emri Hôtel des Mille Collines mund të mos ju kujtojë gjë, por "Hotel Rëanda", filmi i vitit 2004 që ai frymëzoi me protagonistë Don Cheadle dhe Sophie Okonedo, me siguri po. Gjatë gjenocidit të popullit Tutsi në vitin 1994 në Luftën Civile në Ruandë, ky hotel luksoz në kryeqytetin e Ruandës u bë strehë për rreth 2000 njerëz.