Athina çel sezonin festiv, 40 mijë drita LED mbi pemën e Krishtlindjes 21 metra të lartë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 17:33 | Lifestyle

Edhe Athina e çeli zyrtarisht sezonin festiv, duke i dhënë jetë kryeqytetit. Në ceremoninë  e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve, me kryebashkiakun e Athinës, u bashkuan edhe homologë të tij nga e gjithë bota.

https://www.youtube.com/watch?v=U9yy7JNO9e0

Pema, 21 metra e lartë, e vendosur në sheshin e famshëm Sintagma përballë godinës së parlamentit, u ndriçua nga 40 mijë drita LED, mes shqetësimeve edhe për të kursyer energji në këtë kohë krize.

Ndriçimi në Athinë

Dhjetëra aktivitete, janë organizuar përgjatë të gjithë muajit dhjetor, përfshirë edhe tregjet e Krishtlindjeve në çdo cep të Athinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos