
Sporti është në zi sot. Volejbollistja italiane, Sara Anzanello, kampione e botës në vitin 2002 ka ndërruar jetë.

Prej 5 vjetësh, Sara Anzanello, 38 vjeç, ka “luftuar me vdekje”, ndërsa ditën e sotme fatkeqësisht ka humbur botën me të. Volejbollistja kishte kryer një transplant në mëlçi në vitin 2013 pasi kishte konstatuar një formë të avancuar hepatiti.

Në 2013-ën, Sara luante për një skuadër azerbajxhanase, kur konstatoi sëmundjen, ndërsa pasi kreu terapitë fillestare, iu rikthye sërish volejbollit, dhe arriti të luajë në Serinë B. Volejbolli ishte pasioni i saj dhe 38-vjeçarja ishte një nga tifozet kryesore të Italisë në Botërorin e sapo-përfunduar, ku shoqet e saj u mposhtën në finale nga Serbia. (A2 Televizion)