
Një 30-vjeçar i dënuar në Itali me 7 vite burg për marrëdhënie seksuale me dhunë, rrëmbim dhe vepre të tjera penale, është arrestuar këtë të shtunë në Tiranë, nga Policia shqiptare në bashkëpunim me Interpol-in.
Shtetasi E.B, me banim në Tiranë, u arrestua në rrugën “Arkitekt Sinani” në kryeqytet dhe do të ekstradohet në Itali ku edhe do të vuajë dënimin e marrë. (A2 Televizion)