I dënuar për thirrje urrejtjeje nacionaliste, KQZ i ndalon kandidimin Fredi Belerit

Nga A2 CNN
17 Maj 2019, 19:37 | Aktualitet
I dënuar për thirrje urrejtjeje nacionaliste, KQZ i ndalon kandidimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndaluar kandidimin Fredi Belerit në zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës, pasi sipas burimeve të A2 CNN, është gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Burimet bëjnë të ditur se në vitin 1999, Gjykata e Athinës e ka dënuar me 18 muaj burg për mbajtje pa leje të armës. Nga ky dënim, ai nuk ka kryer burg.

Ndërsa në vitin 2006, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste. Edhe për këtë vendim nuk ka kryer burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos