I gjithë Covidi i botës mund të mbahet me… një lugë çaji

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2020, 11:16 | Lifestyle
I gjithë Covidi i botës mund të mbahet me… një

E gjithë sasia e Covid-19 që ka infektuar njerëzit në të gjithë botën deri më sot, mund të mbahet vetëm në një lugë çaji.

Përmasa mikroskopike e koronavirusit bën që edhe pse ka rreth 53 milionë të prekur në planet, volumi i tij në total është vetëm 8 ml.

Ai që e ka bërë këtë llogari është matematicieni Matt Parker.

“Gjithë ky kaos nëpër botë, vetëm për një lugë çaji virus. Covid-19 është disa milionë herë më i vogël se një qelizë e njeriut”, tha Parker në emisionin e tij radiofonik “A Problem Squared”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos