Banorët e Wuhanit e kanë harruar pandeminë dhe i janë rikthyer jetës normale.
Mijëra njerëz u mblodhën në një park të qytetit për të festuar festën e Halloween-it.
Turmat, të veshura me kostume të frikshme, përfshirë infermieret zombie, piratët dhe superheronjtë, festuan festën amerikane në qytetin me 11 milionë banorë që u konsiderua si epiqendra e virusit vdekjeprurës.
Koronavirusi, i cili është përhapur thuajse në të gjithë botën, besohet ta ketë origjinën nga një treg kafshësh të gjalla në Wuhan. (A2 Televizion)