
Interi ka dominuar sezonin në Serie A, por pas sigurimit të triumfit të 19-të na kampionatin italian, tifozët zikaltër por edhe vetë stafi vëmendjen e kishte spostuar tek dinamikat ekonomike. Por sot ato mund të marrin sërish frymë.
Pronësia kineze e Suning ka kohë që ka tkurrur financimin e tij tek ekipi, jo vetëm për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, por edhe për një politikë më të shtrënguar të Pekinit ndaj investimeve kineze jashtë shtetit, veçanërisht të shpenzimeve të gjykuara si luks, si në rastin e futbollit.
Por fitorja e kampionatit dhe zbutja e krizës pandemike ka bindur presidentin Steven Zhang për të mbajtur “asetin” Inter, ndërkohë që pak muaj më parë shitje dukej alternativa e vetme.
Paratë për këtë, ndoshta si paradoks, do të vijnë pikërisht nga Shtetet e Bashkuara. Shumë fonde ndërkombëtare ishin të interesuara, por sot Inerti zyrtarizoi marrëveshjen me fondin amerikan, Oacktree, i cili do t’i mundësojë pronësisë kineze 275 milionë euro, një likuiditet i mjaftueshëm për të mbuluar, ndër të tjerat, vonesat në pagat e lojtarëve dhe për të menduar për planet mbi sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)