Kriza në Venezuelë, Maduro u ndalon hyrjen disa deputetëve europianë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 09:06 | Bota
Kriza në Venezuelë, Maduro u ndalon hyrjen disa deputetëve

Venezuela vijon të bëhet gjithnjë e më shumë një shtet i mbyllur autoritar.

Qeveria nën drejtimin e presidentit, Nikolas Maduro, i ndaloi hyrjen një delegacioni me eurodeputetë të Partisë Popullore Europiane.

Këta të fundit ishin ftuar të vizitonin Venezuelën nga Asambleja Kombëtare që kontrollohet nga opozita. Mediat vendase kanë bërë të ditur se autoritetet dëbuan anëtarët e delegacionit menjëherë sapo zbritën në Karakas.

Ministria e Jashtme e Venezuelës e arsyeton këtë vendim duke thënë se eurodeputetët e nisur nga Madridi kishin udhëtuar me qëllime konsiprative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos