Ish-zv.ministrja e Financave: Pas koronavirusit, duhet të mbështetemi në burimet e brendshme

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 23:25 | Ekonomi
Ish-zv.ministrja e Financave: Pas koronavirusit, duhet të mbështetemi

Sipas Irena Beqirajt, ish zëvendës ministre e Financave, “me krizën e koronavirusit që ka prekur konsumin dhe prodhimin, por edhe riskun financiar të vendit jemi në kushtet e një sfide optimizimi”.

Që duhet të përcaktojë sa duhet të jetë stimuli financiar, si do vazhdojnë proceset e prodhimit dhe furnizimit dhe si duhet të mbajmë punëtorët në punë.

Sipas saj, garancia sovrane me 100 milionë dollarë e vënë në dispozicion është lehtësi për të ulur kostot e marrjes kredi, “edhe pse risku nuk mund të jetë kurrë zero, sepse vetë risku i qeverisë nuk është zero”.

https://a2news.com/2020/03/25/tabaku-masat-e-qeverise-per-koronavirusin-totalisht-te-pamjaftueshme-krijojne-selektivitet/

Duke parë skenarët e mundshëm për t’iu përgjigjur krizës, rritja e nivelit të borxhit, emetimi i parasë dhe prekja e rezervës valutore, Beqiraj mendon se “duhet të mbështetemi me burimet e financimit brenda vendit se dalja në tregjet ndërkombëtare do të jetë e vështirë, në një moment ku stimuli i të gjitha paketave botërore llogaritet në 10 trilionë dollarë, 11% të prodhimit në planet”.

https://a2news.com/2020/03/25/pasojat-e-koronavirusit-themeli-masat-e-bsh-te-rendesishme-per-bizneset-bankat-asnje-problem-likuiditeti/

Edhe pse sipas saj FMN mund të ndihmojë, por jo të mbushë kapacitetet, “ndërkohë që jemi në kushtet e emetimit të një borxhi të ri me 600 milion euro”.

Ish-ministrja mendon se zgjidhja mund të jetë  “një financim nga rezerva e Bankës së Shqipërisë, gati 300 milionë dollarë, dhe mundësia e monetarizmit të borxhit sipas principit të lehtësimit kuantitativ”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos