Kriza nga koronavirusi, Volkswagen shkurton kohën e punës për 80 mijë persona

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 20:50 | Ekonomi
Kriza nga koronavirusi, Volkswagen shkurton kohën e punës për 80

Gjigandi i industrisë automobilistike Volkswagen ka deklaruar se do të shkurtojë orarin e 80 mijë punëtorëve të saj në Gjermani, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.  

Personeli do të punojë me orare të reduktuara edhe për të ulur kostot e fabrikave kryesore në Gjermani, që prodhojnë marka si Volkswagen, MAN, Audi dhe Porsche.

Masa për momentin do të zgjasë deri më 3 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos