Italia, finalistja e parë e Europianit, mposht me penallti Spanjën

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 22:51 | Futboll

Kombëtarja e Italisë është finalistja e parë e Kampionatit Europian, pasi mundi në gjysmëfinale Spanjën pas penalltive.

Italianët e nisin ndeshjen mirë, por presioni i tyre zgjat vetëm pak minuta. Kontrollin e fushës e marrin më pas spanjollët që kanë dhe kërcënim e parë në portën e të kaltërve. Mikel Oyarzabal shërbehet në mënyrë të shkëlqyer në zonë por sulmuesi i Real Sociedad nuk e merr si duhet topin. Iberikët shfrytëzojnë tërheqjen e Italisë për të dalë në lojën e tyre por janë të pasaktë përpara portës. Dani Olmo ka një tjetër mundësi të mirë në minutën e 25 por gjen Donnarummën në gatishmëri. Goditja e parë në portë e “axurrëve” vjen vetëm në minutën e 52 nga Chiesa. Megjithatë vetëm pak çaste më vonë, sulmuesi i Juventus është ai që kthehet edhe njëherë në hero për Italinë, kur realizon një tjetër gol spektakolar duke i dhënë avantazhin Italisë. Spanja nuk heq dorë nga përpjekjet për të shënuar, por shpërdoron në mënyrë të pabesueshme edhe kur ishte shumë pranë, sërish me sulmuesin Oyarzabal.

https://a2news.com/2021/07/06/tifozet-shqiptare-te-cmendur-per-gjysmefinalen-itali-spanje/

Megjithatë, për barazimin mendon Morata, i cili lë pas dy shokët e tij të Juventusit, Chiellini e Bonucci dhe mposht edhe Donnarumma-n. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa edhe 30 minutat e shtesës nuk dhuruan gol dhe gjithçka u vendos te penalltitë, ku italianët u treguan më të saktë.

Tashmë, Italia do të presë ndeshjen e së mërkurës mes Anglisë dhe Danimarkës për të mësuar kundërshtarin e së dielës, finale e cila do të luhet në Wembley. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/07/me-i-vleresuari-dhe-me-i-dobeti-tek-italia-notat-e-gjysmefinales-se-pare/
https://a2news.com/2021/07/07/mancini-nuk-e-fsheh-entuziazmin-tani-kemi-nje-finale-per-te-fituar/
https://a2news.com/2021/07/07/italianet-ia-dedikojne-fitoren-spinazzola-s-bonucci-ndeshja-me-e-veshtire-e-jetes/
https://a2news.com/2021/07/07/trajneri-i-spanjes-italianet-te-etur-per-te-pritur-penalltite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos