Një tregtar dërgon fruta-perime me varkë te klientët e tij në Venecia, Itali. Statuja e një sërfisti, e mbuluar me maskë, në Encinitas, Kaliforni, SHBA. Në tavolinat e një lokali në Eltana, Siatëll, SHBA, mund të ulen vetëm vizatimet e klientëve. Nipi sheh gjyshen përmes dritares, në Njukasëll, Angli. Prifti në Brazil vendos fotografitë e besimtarëve të kishës së tij gjatë meshës që transmeton në televizor. Balerina Ashlee Montague kërcen me maskë kundërgaz në “Times Square”, Manhatan, Nju Jork, SHBA. Pasi ka notuar në liqen, John Tierney vendos doreza për të kapur shkallën. Londër, Angli. Miqtë trokasin shishet e birrës në kufirin e mbyllur tashmë mes Gjermanisë dhe Zvicrës. Edhe tango ka ndryshuar në Buenos Aires, Argjentinë, për shkak të koronavirusit. Maska nuk ndal dot dashurinë për këtë çift në qendër të Shangait.
Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga dalja në skenë e koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen Covid-19. I shfaqur fillimisht në Lindjen e Largët, tashmë ai e ka bërë xhiron e globit dhe ka prekur të gjithë kontinentet, duke shkaktuar mijëra viktima gjatë rrugës. E gjithë kjo ka bërë që jeta jonë të ndryshojë, ndoshta përgjithmonë.
Se si është të jetosh në epokën e koronavirusit e tregojnë më së miri këto foto të realizuara nga Agjencia Reuters, në të gjithë botën. (A2 Televizion)