Josa “divorcohet” nga Prishtina me konsensus

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 14:18 | Futboll
Josa “divorcohet” nga Prishtina me konsensus

Prishtina dhe trajneri Mirel Josa kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje. Lajmin e bën të ditur klubi i futbollit kosovar.

Josa mori drejtimin e Prishtinës në shtator të vitit 2017, duke udhëhequr skuadrën në 79 ndeshje zyrtare, duke fituar 46 prej tyre, 21 barazime dhe 12 humbje.

Josa ka fituar Kupën e Kosovës në sezonin 2017/18 dhe ka dalë dy herë nënkampion i Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos