
Te Juventusi ishte dita e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez u paraqit në qendrën stërvitore të klubit, pasi përfundoi periudhën e detyruar të karantinës prej 14 ditësh, prej rikthimit në Itali.
Sulmuesi u prezantua në orët e para të mëngjesit në qendrën stërvitore, për të nisur punën së bashku me shokët e ekipit, pas dy muajve.
Cristiano Ronaldo ishte larguar nga Italia më 8 mars, menjëherë pas triumfit ndaj Interit. (A2 Televizion)