Kafshë në vend të nxënësve në oborrin e shkollës, realiteti i hidhur i Mavrovës

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 13:01 | Aktualitet
Kafshë në vend të nxënësve në oborrin e

Dikur oborri i shkollës së Mavrorës gumëzhinte nga zërat e nxënësve, ndërsa sot oborri frekuentohet nga kafshët e punës.

Edhe në qendrën shëndetësore nuk pamë njerëz apo personel shëndetësor, por një lopë që kulloste. Ky është realiteti i hidhur i lënies në harresë dhe rrjedhimisht braktisjes së Mavrovës nga shumica e banorëve.

Duhet të shpenzosh shumë kohë në fshat që të takosh ato pak banorë që kanë mbetur. Ndërsa një nënë e moshuar tregon se fëmijët e saj do të ktheheshin dhe do të vinin më shpesh nëse fshati do të kishte një rrugë pak më të mirë se ajo që ka mbetur.

E megjithatë, vazhdojnë të shpresojnë, por më shumë te krijuesi i gjithësisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/12/i-vetem-ne-klase-te-pare-6-vjecari-pa-shoke-dhe-shoqe-moshatare/
https://a2news.com/2023/02/22/ne-kembe-ne-shi-e-debore-per-te-shkuar-ne-shkolle-sakrifica-e-nxenesve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos