
Një në pesë fëmijë në Shqipëri ka probleme me dhëmbët. Nuk Iajnë rregullisht, ushqimet e tyre të preferuara janë dhe armiqtë më të mëdhenjtë dhëmbëve, ndaj dhe dëmtimet ju kanë nisur në moshë të hershme.
Konstatimi vjen nga stomatologët pas kontrollit dentar që po kryhet fillimisht në shkollat e zonave rurale përmes klinikave të lëvizshme. Nxënësit e shkollave 9-vjecare na tregojnë se dhimbjet e dhëmbëve dhe vizitat tek dentisti I kanë të shpeshta. Sa për furçën e dhëmbëve jo gjithmonë kujtohen ta përdorin
Dikur çdo shkollë kishte stomatologun dhe klinikën e saj dentare, ku veç kontrollit periodik kryheshin dhe ndërhyrje të ndryshme. Tashmë ky shërbim merret privatisht.
Ndërkohë vitin e fundit ministria e shëndetësisë po rikthen programet e kujdesit dentar në shkolla përmes klinikave të lëvizshme, fillimisht në zonat rurale. (A2 Televizion)