Kaka, sërish dhëndër: Jam njeriu më i lumtur në botë

Nga A2 CNN
6 Janar 2019, 16:24 | Showbiz
Kaka, sërish dhëndër: Jam njeriu më i lumtur në

Momente vërtetë të lumtura për ish-yllin e Milanit, Ricardo Kaka. Pas divorcit në vitin 2015 nga ish-bashkëshortja e tij Caroline Celico pas 10 viteve martesë, ish-futbollisti brazilian do të martohet me të dashurën e tij Carolina Dias.

https://www.instagram.com/p/BsO9HPXgSLl/?utm_source=ig_web_copy_link

Me anë të një postimi në llogarinë e tij të “Instagramit”, Kaka ka bërë të ditur se i ka propozuar të dashurës së tij për martesë dhe sigurisht… që mori një “Po”.

“Më ke bërë njeriun më të lumtur në botë!!! Unë premtoj se do të bëjë gruan më të lumtur në botë. Të dua!”, ka shkruar Kaka bashkëngjitur një fotoje me Carolina Dias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos