Dhuratat e fundvitit na pëlqejnë të gjithëve, qofshin ato edhe një palë dorashkash, një libër interesant apo një shishe vere franceze. Por kur bëhet fjalë për Kanye West, surprizat mund të shkojnë përtej imagjinatës.
Për t'i bërë qejfin bashkëshortes Kim Kardashian, reperi i njohur nuk sheh zakonisht zerot para shifrës që shpenzon, por këtë vit zerot kanë qenë vërtet shumë.
Sipas mediave amerikane, dhurata për Kim, por në fund të fundit edhe për vetë Kanye dhe fëmijët e tyre, është apartamenti më luksoz në gjithë Majemin, në kompleksin Faena House.
Me 4 dhoma, 5 banjë, e rrethuar nga palestra dhe spa private, apartamenti 437 metra katror n është në mundësitë e pak të privilegjuarve, dhe Kanye mund të quhet edhe me fat, sepse sipas burimeve e ka blerë atë “vetëm” për 14 milionë dollarë, nga 15 e gjysmë që vlerësohej fillimisht.
Të paktin ky quhet investim, por çfarë mund të thuhet për festën e Krishtlindjeve të organizuar në shtëpinë e tyre, ku në praninë e shoqes së tyre Paris Hilton shpenzuan më shumë se 1 milion dollarë? (A2 Televizion)