“Mbreti i Instagram”-it, Ronaldo vendos rekord

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 22:11 | Showbiz
“Mbreti i Instagram”-it, Ronaldo vendos rekord

Jemi mësuar ta shohim Cristiano Ronaldo të vendosë rekorde në futboll, por portugezi e bën një gjë të tillë edhe në jashtë fushës.

Sulmuesi i Juventusit ka kapur këtë të enjte shifrën e 150 milionë ndjekësve në “Instagram”, si askush tjetër, duke mbajtur vendin e parë në këtë rrjet social.

https://www.instagram.com/p/BsGBKSZACy5/?utm_source=ig_web_copy_link

Prej kohësh, ai ka kaluar edhe këngëtaret Selena Gomez dhe Ariana Grande, të cilat tashmë kanë mbetur prapa.

https://www.instagram.com/p/Br26miUgHQ1/?utm_source=ig_web_copy_link

Me këtë arritje, Ronaldo tregon se nuk është vetëm një ndër futbollistët më të pëlqyer, për të mos thënë më i pëlqyeri në botë, por arrin të thyejë edhe VIP-a në fusha të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos