
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për llogari të kallëzimit të bërë nga Presidenti i Republikës drejt kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani.
Tusha është anëtare e KED dhe si e tillë iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve në lidhje me pretendimet e ngritura nga Presidenti për shkelje të procedurave apo mungesë transparence nga Këshilli.
Gjatë kësaj jave, në Prokurorinë e Tiranës kanë dhënë shpjegime për të njëjtën çështje Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu i KED, Ardian Dvorani dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. (A2 Televizion)