Të shtunën në mbrëmje kanë marrë udhë karnavalet, me mijëra performues që mbushën rrugët e Rio de Zhaneiros dhe Sao Paulos me kostumet shumëngjyrëshe dhe provokuese.
Ishte vetëm dita e parë e festimeve, që do të zgjasin 5 ditë në total. Këtë vit, për shkak të zgjedhjes në krye të vendit të Jair Bolsonaros pritet që komunitete të ndryshme, si ai LGBT, të shënjestrojnë Presidentin e vendit.
Në Carmelitas, një prej rrugëve më tradicionale të festimeve në Rio, turma nisi të këndojë këngën “Blu, apo rozë, të gjitha njëlloj janë”, duke iu referuar një deklarate të ministrit të të drejtave të njeriut, Damares Alves, i cili kishte deklaruar: “Një epokë e re ka nisur në Brazil, ku djemtë vishen me blu dhe vajzat me rozë”. (A2 Televizion)