Karton i kuq! Arbitri në spital, futbollisti në burg | VIDEO

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2018, 13:10 | Futboll
Karton i kuq! Arbitri në spital, futbollisti në burg

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në futbollin argjentinas, në ligat e ulëta. Një arbitër përfundoi në spital pasi u dhunuar nga një futbollist.

Ngjarja ndodhi në ndeshjen mes Mitre-Sporting di Santo Pipo, ku lojtari Luis Maciel, nga ekipi mik u ndëshkua me kartonin e kuq.

https://www.youtube.com/watch?v=HDRlg70yMBc

Ai reagon ashpër duke e goditur dy herë me grushte arbitrin, i cili përfundoi në spital, ndërsa futbollisti në burg.

“Po shikoja kronometrin, mungonte vetëm një minutë e gjysmë nga mbyllja e kohës së rregullt, më pas nuk më kujtohet më asgjë”, tregoi më pas arbitri në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos