Shqiptari që fitoi mandatin në SHBA: Demokratët do të dominojnë agjendën politike, ne do të jemi civila për të parë lojën

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 22:27 | Politikë
 

Republikani me origjinë shqiptare, Joe Hoxha, i cili fitoi në zgjedhjet e mesmandatit për Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it në SHBA, ka komentuar raportin e ri të forcave politike në Kongresin amerikan pas fitores së demokratëve.

Hoxha u shpreh në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se demokratët do të kenë kontrollin e agjendës politike, ndërsa republikanët do ta kenë të vështirë të ndikojnë në vendimmarrjet për çështjet kryesore gjatë dy viteve të ardhshme.

Megjithatë, ai u shpreh optimist për të ardhmen, duke theksuar se politika amerikane karakterizohet nga rotacioni mes dy partive kryesore, ku kontrolli i presidencës dhe i Kongresit shpesh ndahet mes republikanëve dhe demokratëve.

“Gjithë agjendën do ta dominojnë demokratët dhe ne thjesht do jemi civila duke parë lojën. Domethënë do marrim pjesë, por nuk do të jemi te tavolina për të pasur zë, për cështje të rëndësishme. Është vështirë për ta imagjinuar se si do kalojnë këto dy vjet. Megjithatë jam optimist sepse kështu është këtu në Amerikë, cdo gjë vepron me cikël, fiton presidenti republikan dhe demokratët fitojnë Kongresin, fiton presidentin demokratët dhe republikanët fitojnë Kongresin. Është si Kampionati Botëror, në cdo 4 vjet u jepet rasti dy partive për të fituar nga fillimi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos