
Euro i është rikthyer sërish trendit rënës në tregun tonë të këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, valuta ka zbritur në kuotën e 121.7 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që prej fillimit të korrikut.
Zhbalancimi i tregut si dhe faktorët sezonalë, si prurjet nga turizmi dhe dërgesat në rritje të emigrantëve vijojnë të mbeten dominues, duke dobësuar më tej monedhën europiane. Por, zhvlerësimi i euros ka ndihmuar qeverinë të ulë borxhin e jashtëm me 2%.
Valuta pritet të regjistrojë luhatje edhe gjatë muajit të ardhshëm, për shkak të sezonit turistik dhe emigrantëve, të cilët vijnë në atdhe për pushime.
Stabilizimi i monedhës sipas ekspertëve, pritet të nisë në muajin shtator me mbylljen e sezonit veror. (A2 Televizion)