Aksioni kundër informalitetit, nga mungesa e të ardhurave në buxhet

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 16:55 | Ekonomi
Aksioni kundër informalitetit, nga mungesa e të ardhurave në

Mungesa e të ardhurave në buxhet ka nxitur qeverinë që të ndërmarrë aksionin antiinformalitet.

Ministrja e Financave, Anila Denaj shpjegoi se u konstatuan mospërputhje mes të ardhurave tatimore dhe ecurisë së sektorëve të caktuar në terren. 

“Është fakt që kemi një minus në krahasim me planifikimin në disa sektorë, në veçanti TVSH-ja bruto. Nuk korrespondon ulja e sektorit me rritjen që ka sektori në raport me rritjen ekonomike. Janë 1600 biznese të regjistruara në booking, por jo në organet tatimore. Ka ardhur koha që të respektohet biznesi i ndershëm dhe konsumatori”, tha Denaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos