“Kërcënimi”, Balla: Meta ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës

Nga A2 CNN
11 Janar 2019, 10:57 | Politikë
“Kërcënimi”, Balla: Meta ngriti flamurin e kryetarit

Pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt si ministër të Jashtëm dhe deklaratës për kërcënim të presidentit, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ai shkruan në “Facebook” se Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës!

“Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës në Presidencë dhe sulmoi kryeministrin me të gjithë librin e Shqupit dhe LSI-së bashkë. Fatkeqësisht ky është sot Ilir Meta, një president i votuar nga në për të përfaqësuar edhe opozitën (me votat ne dispozicion dhe pa PD ne salle, ishte e vetmja zgjedhje për të mos e çuar vendin në kaos institucional), tanimë i kthyer në kryetar alternativ opozite”, mbyllet postimi i Ballës. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/b.taulant/posts/2050411658337758

A2 CNN Livestream

Latest Videos