Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin Levan-Mbrostar

Nga Çaku Tafa
27 Nëntor 2026, 22:06 | Kronikë

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin

Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan-Mbrostar.

Mësohet se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili, sapo ka konstatuar praninë e flakëve, ka dalë menjëherë nga mjeti, duke shmangur çdo rrezik për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, shkruan A2.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos