
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Orikum. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona.
Të tre të lënduarit janë transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)