Rudina Hajdari ka braktisur mbledhjen e Këshillit Politik.
E pyetur nga gazetarët, ajo tha se ka një çështje familjare, por burime pranë Partisë Socialiste u shprehën për A2 se Hajdari u largua sepse nuk pranoi propozimin e Partisë Demokratike.
Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kërkuan përmes një letre kolegëve në Këshillin Politik mbajtjen e një tjetër mbledhje gjatë ditës së sotme në orën 18:00.
Pas dështimit të mbledhjes së një dite më parë, përfaqësuesit e opozitës ripërsërisin qëndrimin e tyre se janë të gatshëm për të vijuar negociatat për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )

