Kina në shënjestër dhe gara për vaksinën, bota (e Covid-19) në një javë

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 11:23 | Aktualitet

Kina është vënë në qendër të kritikave dhe akuzave nga shumë vende, lidhur me mënyrën sesi e ka trajtuar shpërthimin e virusit. Deklaratat e Nobelistit francez Luc Montagnier, se virusi doli nga një laborator në Wuhan, bëri tepër jehonë. Nga ana tjetër, gara për vaksinën vazhdon, me shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit që kanë nisur testimet e para në njerëz. Për atë që ka ndodhur në botë këtë javë, e ftuar në “Dita Jonë”, producentja e lajmeve ndërkombëtare, Rosalba Bejdo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos