Partia “Shqipëria Bëhet” mblodhi Këshillin Kombëtar, që votoi për të garuar në zgjedhjet e ardhshme vendore jo vetëm për këshilltarë bashkiakë por edhe me kandidatë për kryetarë bashkie. Kryetari Adriatik Lapaj kërkoi angazhimin e të gjithëve, duke njoftuar dhe ndezjen e motorëve të fushatës elektorale.
Këshilli Kombëtar i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” votoi që zgjedhjet vendore 2027 të garojnë jo vetëm për këshillat bashkiakë, por edhe për kryetarë bashkie.
Më herët kryetari Adriatik Lapaj deklaroi se në dhjetor 2025 shtroi rrugën për protestat qytetare që shpërthyen pak muaj më pas.
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës onlinekandido.shqiperiabehet.al (A2 Televizion)