Kina tregon forcën përballë protestave

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 20:55 | Bota

Përballë qindra mijëra njerëzve që kanë mbushur kohët e fundit rrugët e Hong Kongut me protesta, të cilat shpesh kanë qenë edhe të dhunshme, Kina ka zhvilluar një stërvitje ushtarake duke treguar forcën mes një regjimi të pashembullt kundër qeverisë së mbështetur nga Pekini.

Në stërvitjen ku morën pjesë edhe forcat ajrore e ato detare të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, u shënua edhe 22-vjetori i dorëzimit të Hong Kongut nga Britania në Kinë.

Në anën tjetër, vetëm dy ditë më parë, mijëra protestues janë përballur me forcat e rendit që mbrojnë godinën e Qeverisë.

Protestuesit arritën të hynë me forcë në sallën e Parlamentit, duke shkruan nëpër mure slogane antikineze, djegur simbolin zyrtar të Hong Kongut  dhe duke risjellë në godinë flamurin e vjetër, kur vendi ishte koloni angleze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos